Marash Kumbulla ka mbyllur një sezon fantastik me fanellën e Hellas Verona, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të skuadrës italiane në sezonin debutues në Serie A. Sot ai i ka bërë një përmbledhje sezonit, duke veçuar disa data të veçanta dhe në fund ka marrë edhe një ngacmim nga një prej shokëve të skuadrës.
“Nëse ndalem një moment dhe mendoj për sezonin që sapo ka mbaruar, më duket si një ëndërr. Duke nisur nga 25 gushti, data e debutimit im në A, që nuk do ta harroj kurrë. Ashtu sicc nuk mund ta harroj me siguri edhe 5 tetorin, gëzimin e golit të parë.
Sfidat kundër ekipeve të mëdha të kampionatit, fitoren kundër skuadrës kampione të Italisë, udhëtimin e një grupi të jashtëzakonshëm që ka merituar çdo pikë dhe çdo kënaqësi të një kampionati për të cilin duhet të jemi krenarë”.
Alessandro Berardi, portieri i Hellas Verona, me të lexuar postimin e Kumbullës në “Instagram”, ka gjetur mundësinë e dhe ka ngacmuar: “I madhi Marash, kush ua ka shkruar këtë postimin”. /abcnews.al