Ka një datë dhe orar përfundimtar për supersfidën Juventus-Inter në Serie A. Dueli i madh i titullit u shty për shkak të koronavirusit dhe Liga italiane e futbollit ka vendosur se kjo përballje do të luhet të dielën e 8 marsit, duke nisur nga ora 20:45. Takimet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.
Java e 26-të e kampionatit italian nuk u luajt e plotë, teksa vetëm katër ndeshje u zhvilluan fundjavën e kaluar. Në orën 12:30 do të luhet ndeshja Parma-Spal dhe në orën 15:00 duelet Milan-Genoa dhe Sampdoria-Verona.
Udinese dhe Fiorentina do të zbresin në fushë në orën 18:00 të së dielës, ndërsa një ditë më pas zhvillohet takimi Sassuolo-Brescia (18:30). Çdo javë do të luhet shtatë ditë pasi ishte programuar, java e parafundit do të zhvillohet në në mesjavë, teksa Serie A ul siparin me 24 maj. /abcnews.al