Data e zgjedhjeve, Meta: Do e bëj publik qëndrimin tim sapo të lexoj vendimin e Kushtetueses

schedule21:10 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 21:10 - 2 Dhjetor, 2021

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin për lënien në fuqi të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019. Presidenti Meta i ftuar sot në “Log.” në Abc tha se ende nuk e ka lexuar vendimin. Meta u shpreh se pasi të lexojë vendimin do dalë me një qëndrim lidhur me vendimin për 30 qershorin  por edhe për dekretimin e datës së zgjedhjeve për 5 bashki.

Unë s’e kam lexuar ende vendimin e gjykatës. Së dyti lajmet që shpërndahen me urgjencë s’më impresionojnë, sepse ia kam marrë dorën që nga komisioni i Venecias atëherë. Unë ju premtoj ju dhe qytetarëve, do ta shikoj me shumë vëmendje sepse është vendim i gjatë dhe padiskutim që do të kemi qëndrim zyrtar se çdo të thotë për ne një vendim i tillë si institucion i presidentit, të japim vlerësimin tonë nëse e vlerësojmë të drejtë ose jo. Që në momentin që gjykata iu drejtua Venecias ishte surprizë e jashtëzakonshme, sepse askush më mirë se anëtarët e kushtetueses s’mund ta njohin dhe interpretojnë kushtetutën e Shqipërisë“.

Lexo edhe: La në fuqi “30 qershorin”, “Kushtetuesja” zbardh vendimin: Ademi s’ka ligjshmëri të na “lëvizë”

Në argumentet e saj gjykata thekson se kërkuesja, Voltana Ademi nuk legjitimohet, pasi nuk bën pjesë në rrethin e subjekteve që mund të vinte në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore: në këtë për-fundim kanë arritur ekspertët e Komisionit të Venecias në projekt opinionin e përgatitur në përgjigje të kërkesës së paraqitur në muajin korrik nga vetë Gjykata. Në vendimin e zbardhur Gjykata Kushtetuese në një pikë është në unison me Venecian. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!