Dashuria nuk njeh moshë/ Veterani i Luftës së Dytë Botërore martohet në moshën 100 vjeçare

schedule14:20 - 11 Mars, 2024

schedule 14:20 - 11 Mars, 2024

“Asnjëri nuk duhet të kufizohet nga mosha nëse do të martohet me dashurinë e jetës së tij.”

Ky është mesazhi që do të përcjellë 100-vjeçari, Harold Terens, një veteran amerikan i Luftës së Dytë Botërore. Ai ka njoftuar se do të martohet me të fejuarën e tij 96-vjeçare Jeanne Swerlin në Francë këtë qershor.

“Ne do të martohemi më 8 qershor në orën 10:45 në Normandi të Francës. Unë do të martohem sepse e dua këtë vajzë. Kjo grua, ajo është një nga më madhështore që kam njohur ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

“Të jesh i dashuruar nuk është vetëm për të rinjtë. Ne kemi flutura si gjithë të tjerët. Dhe ai është thjesht një djalë i mrekullueshëm.

Ai është i zgjuar dhe ka një sens humori, të cilin unë e dua. Thjesht ndihem bukur kur jam me atë”, tha Jeanne Sëerlin, e fejuara e veteranit.

Dy të moshuarit janë bashkë që nga viti 2021. Data e martesës nuk është e rastësishme. Ata do të martohen më 8 qershor në një kishë pranë plazheve ku zbarkuan forcat amerikane 80 vite më parë.

Terens shërbeu nga 1942 deri në 1945 si teknik radio në Forcat Ajrore të Ushtrisë. Ai gjithashtu punoi në një bazë ajrore sovjetike si pjesë e një kontigjenti amerikan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!