Kryeministri australian Anthony Albanese ka njoftuar fejesën me partneren e tij prej katër vitesh, Jodie Haydon.
Albanese, 60 vjeç, ka postuar një foto të çiftit në llogarinë e tij në platformën X me 45-vjeçaren Haydon duke treguar unazën, e krijuar posaçërisht për këtë rast nga i dashuri i saj.
She said yes ❤️ pic.twitter.com/aU1Mk2WInH
— Anthony Albanese (@AlboMP) February 14, 2024
Ai e propozoi në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në Canberra në ditën e Shën Valentinit.
“Ne jemi të emocionuar për të ndarë këtë lajm dhe mezi presim të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku. Jemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin,” thanë dyshja më vonë në një deklaratë të përbashkët.
Albanese ka një djalë, 23-vjeçarin Nathan Albanese, me ish zëvendëskryeministren e Uellsit të Ri Jugor Carmel Tebbutt, nga e cila u nda në vitin 2019 pas 19 vitesh martesë.
/abcnews.al