Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dashuria e theu, libri e shpëtoi: Rrëfimi fortë i Enxhi Nasufit e Klajdi Thaçit në “E fshehta e syve të tu”

schedule10:50 - 3 Shkurt, 2026

schedule 10:50 - 3 Shkurt, 2026

Në studion e ABC e Mëngjesit, këngëtarja dhe autorja Enxhi Nasufi dhe gazetari–shkrimtar Klajdi Thaçi prezantuan librin “E fshehta e syve të tu”, një rrëfim i guximshëm dhe intim, që shënon bashkëpunimin e tyre të parë si bashkautorë.

I lindur natyrshëm nga dashuria, ngjarje të vërteta dhe histori personale, libri është një udhëtim emocional mes plagëve, shpresës dhe dritës që njeriu mendon se e ka humbur: “Ka shumë elemente perosnale dhe autobiografike brenda librit. Aty gjendet drita që mund të ketë humbur,” – shprehet Enxhi.

Në faqet e librit, këngëtarja ka hedhur përvoja reale të jetës së saj, duke zbuluar edhe anë të vetes që nuk i njihte: “Kam njohur disa anë të vetes time që nuk i njihja, duke hedhur historinë në letër.” Një dimension i veçantë i rrëfimit është edhe “shpirti binjak”, një prani që jeton në libër edhe pse jo më në realitet: “Takimi që më ndryshoi jetën në 2024 nuk është më pjesë e jetës sime. Ishte një lidhje e fuqishme, e destinuar të mos zgjaste.”



Për Klajdi Thaçin, “E fshehta e syve të tu” është libri i katërt, pas romaneve “Sfidat e një humani”, “Porta e shtatë”, “Në mbretërinë e së vërtetës”, botuar nga shtëpia botuese “Dituria”. I rritur mes televizionit dhe fjalës së shkruar, ai nisi të shkruante që në moshën 12-vjeçare, kryesisht poezi, duke ndërtuar sot një profil të konsoliduar letrar.

Ndërkohë, Enxhi Nasufi vjen si një artiste poliedrike mes këngës, televizionit dhe shkrimit. Pas një periudhe reflektimi dhe rikuperimi, Enxhi Nasufi konfirmon se nuk largohet nga muzika, përkundrazi: 2026 do të vijë me këngë të reja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!