Dashuria e pakushtëzuar për nipërit dhe mbesat, njihuni me gjyshet moderne të Instagramit

schedule13:20 - 7 Shtator, 2022

schedule 13:20 - 7 Shtator, 2022

Marrëdhënia me gjyshërit si dhe kujdesi e dashuria pa kushte për ta, ishte tema e zgjedhur  sot në programin “ABC e mëngjesit. Të ftuarit në studio, blogerja Genta Gjalpi, instruktori Armando Hidi si dhe Julinda Dhame, Drejtore Mjedisi pranë Bashkisë Tiranë, e cila u bë pjesë e bisedës nëpërmjet skype, rrëfyen marrëdhëniet që secili ka me gjyshet e tyre.

Prej kohësh tashmë  pjesë e rrjeteve sociale, Genta rrëfeu se është pikërisht gjyshja e saj, nënë  Beko e cila po merr vëmendjen, duke u bërë me e famshme se vetë ajo. E teksa pyetjes se cili nga nipërit apo mbesat është me i preferuari i saj, Genta u shpreh se është i vëllai edhe pse ajo shpenzon me shumë kohë me nënë Bekon.

Për trajnerin Armando Hidi, postimet me gjyshen e tij Nexhi në rrjetet sociale nisën gjatë kohës së pandemisë ku dhe u kthyen ne video mjaft virale. Për të ushtrimet fizike u kthyen në një argëtim e ndërsa sot edhe pse nuk ushtrohen më së bashku për shkak të angazhimeve të tij, ajo nuk harron të bëjë xhiron rutinë në lagje.

Ndërsa për Julia Dhamen gjyshja e saj Mihareko edhe pse 99 vjeçe, është “top” nga shëndeti dhe vazhdon të jetë boshti i familjes e cila mban të bashkuar nipërit mbesat si dhe stërnipërit e nga ajo vazhdon ende të mësojë mjaft gjëra e këshilla që ia ndjek edhe sot e kësaj dite./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!