Dashuri pa kushte, legjenda e futbollit dëshiron të blejë Manchester Utd

schedule14:14 - 24 Nëntor, 2022

schedule 14:14 - 24 Nëntor, 2022

Manchester United është në shitje dhe tashmë kjo gjë dihet botërisht.

Klubi anglez ka disa të interesuar, por ai që po bëhet lajm në të gjitha mediat është David Beckham, ish-lojtari i “Djajëve të Kuq” dhe kombëtares angleze.

Sipas “Financial Times”, Beckham ka kontaktuar disa investitorë të fuqishëm dhe favorit të cilët janë të interesuar për të marrë përsipër klubin. Beckham kërkon të investojë dhe të jetë në krye të klubit të tij të zemrës./h.ll/abcnews.al