“Dashuri në kohë korone”, çifti i të sapomartuarve nga Kosova puthen me maskat vënë

schedule15:17 - 18 Mars, 2020

schedule 15:17 - 18 Mars, 2020

Koronavirusi ka “ndalur” kohën në shumë vende të botës, por gjithasesi nuk ka mundur të prishë planet e një çifti për martesë.

Një çift të rinjsh nga Kosova, kanë realizuar një set fotosh të pazakontë të denja për kohën e pazakontë në të cilën po jetojmë.

Të dy ata janë veshur njëri me kostum e tjetra me fustanin e bardhë, por kanë ndjekur rregullat edhe kanë marrë edhe masat mbrojtëse. Në fytyrë kanë maskat vënë.

Bashkë me fotot e publikuara në Instagram, fotografi Agon Gjinofci shkruan:

“Dashuri në kohë Korone.”

Ashtu siç e do tradita, çifti kanë shkëmbyer dhe një puthje, por gjithmonë me masakat vënë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!