Dashuri mes dy kulturave/ Historia e çiftit koreano-shqiptar. Hapin restorant italian në Zelandën e Re

schedule20:53 - 9 Mars, 2024

schedule 20:53 - 9 Mars, 2024

“Dashuria, çelësi në duart e dikujt që mund ta çojë drejt parajsës apo ferrit”, kështu e përshkruan çifti shqiptaro korean dashurinë.

Në një intervistë me gazetaren, Jeta Kasemi në “Virtual Wars”, shqiptaro Endrit Toska shef kuzhine dhe korenia Seo Yeon Kang, një menaxhere kanë rrëfyer historinë e jetës së tyre. Si u njohën 13 vite më parë në Frankfurt, dikur ishin studentë dhe sot partnerë jete, tashmë prindër të dy vajzave.

Endriti tregoi se prej 20 vitesh punon si kuzhinier, ndërsa tashmë kanë hapur një restorant italian në Zelandën e Re.

“E kujtojmë me nostalgji kohën kur jemi njohur. Ne kemi mënyra të ndryshme për rritjen e fëmijëve. Pavarësisht ndryshimeve tona, ne jemi një familje. Ne kemi dëshirë që të përshtatemi me çdo kulturë. Vajzat e duan Shqipërinë edhe pse nuk flasin shumë mirë shqip, por e dinë që atje kanë gjyshen dhe një familje të madhe”, ka rrëfyer çifti shqiptaro korean në ABC News.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!