Dashnor Sula apo Saimir Hasalla, kush udhëheq me vota nominale në Peqin?

schedule21:53 - 27 Prill, 2021

schedule 21:53 - 27 Prill, 2021

Në Peqin janë numëruar 22 nga 48 kutitë për votat e kandidatëve duke nxjerrë shënuar një garë të fortë mes Dashnor Sulajt të demokratëve dhe Saimir Hasallës së socialistëve. Të dy ata kanë marrë pjesën dërrmuese të votave preferenciale në kampet përkatëse, raporton abcnews.al.

Sicc raporton KQZ, Saimir Hasalla ka marrë 2 401 vota mes socialistëve , kurse Dashnor Sula ka marrë 2127 vota nga demokratët.

PS fitoi me 53 për qind në Peqin, kundrejt 42.78 për qind të votave që morën demokratët. /abcnews.al