DASH vlerëson punën e SPAK për 2022: Ka arrestuar deputetë, ministra dhe gjyqtarë

schedule09:53 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 09:53 - 10 Dhjetor, 2022

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar punën e SPAK, duke e cilësuar si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas DASH në muajt e fundit organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”.

“Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”- thuhet në reagimin e DASH.

Pas takimit personal që Ndihmës Sekretari i DASH – autori i kësaj DipNote, pati edhe me Drejtuesin e SPAK, z. Arben Kraja, siguroi në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit se, SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

/abcnews.al/