Si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19, Departameti Amerikan i Shtetit ka shtyrë datën e shpalljes së fituesve të Lotarisë Amerikane. Bëhet me dije se lista e fituesve do të publikohet më datën 6 qershor dhe jo më 5 maj, siç ka ndodhur vitet e kaluara.
Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.
Kujtojmë se pak ditë më parë, presidenti Donald Trump deklaroi se do të pezullohen përkohësisht dhënia e lejes së qëndrimit të përhershëm për të huajt, (Green Card), për shkak të koronavirusit.
Trump theksoi se do ketë një pauzë 60-ditore në lëshimin e kartave jeshile, me qëllimin për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës, në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi.