DASH reagon për akuzat e Metës: Jemi duke vëzhguar situatën

schedule16:49 - 22 Nëntor, 2019

schedule 16:49 - 22 Nëntor, 2019

Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Duke iu përgjigjur interesimit të “Zërit të Amerikës” për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”.

Dje, Meta u përplas me ambasadën amerikane, pasi kjo e fundit, sugjeroi që konflikti nëse gjyqtare kushtetuese duhet të jetë Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari, të zgjidhej nga Komisioni i Venecias./abcnews.al