DASH për pastrimin e parave: Shqipëria s’ka bërë përparim, shkak korrupsioni dhe trafiku drogës

schedule09:44 - 3 Mars, 2021

schedule 09:44 - 3 Mars, 2021

DASH  në raportin më të fundit në lidhje me pastrimin e parave për vitin 2020 thekson se Shqipëria  nuk ka bërë asnjë përparim për luftën kundër pastrimit të parave.

Sipas raportit thuhet se Shqipëria ngelet e ndjeshme përsa i përket pastrimit të parave për  shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Ndër të tjera theksohet se krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën.

Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thekson raporti.

Sipas DASH organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Ndërkaq theksohet se Shqipëria regjistroi disa përparime me përdorimin e ligjit të saj të konfiskimit antimafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit”.

“Reformat e vazhdueshme gjyqësore, duke përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin nga sektori i drejtësisë dhe krijimin e njësive të shumta policore të specializuara që synojnë krimet financiare dhe ekonomike, kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave. Sidoqoftë, këto përpjekje vështirësohen nga sfidat e kapacitetit në institucionet e drejtësisë të krijuara së fundmi dhe korrupsioni i përhapur që minon shtetin e ligjit”, theksohet ndër të tjera në raportin e DASH për pastrimin e parave. 

Gjithashtu bëhet me dije se ligjet e fundit të ndryshuara nga qeveria shqiptare do të sjellin dhe përmirësimin e aftësisë së Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!