DASH, paralajmërim amerikanëve jashtë vendit për kërcënimet e sigurisë

schedule23:09 - 19 Tetor, 2023

schedule 23:09 - 19 Tetor, 2023

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të enjten qytetarëve amerikanë jashtë vendit që të jenë vigjilentë, për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme të botës dhe rrezikut për sulme ekstremiste dhe dhunë kundër amerikanëve, në kushtet e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Paralajmërimi nuk përmend ndonjë ngjarje konkrete, por vjen në mes të konfliktit në Lindjen e Mesme pasi grupi islamik palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor dhe Izraeli u kundërpërgjigj me goditje ajrore ndaj Gazës që është nën kontrollin e Hamasit, duke shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve.

Shpërthimi i të martës në një spital në Gaza, shkaktoi demonstrata në Bregun Perëndimor palestinez të pushtuar nga Izraeli, Iran, Jordani, Liban, Tunizi dhe vende të tjera.

Zyrtarët palestinezë se shpërthimi u shkaktua nga një sulm ajror izraelit, por Izraeli e mohoi një gjë të tillë.

Shtetet e Bashkuara thanë se kanë të dhëna që tregojnë se Izraeli nuk ishte përgjegjës për sulmin vdekjeprurës. Forcat libaneze të sigurisë përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që po hidhnin mjete rrethanore pranë ambasadës së SHBA-së në Bejrut të enjten.

Departamenti i Shtetit paralajmëroi këtë javë amerikanët që të mos udhëtojnë në Liban.

Në Uashington, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha të enjten se Departamenti i Drejtësisë po monitoron rritjen e kërcënimeve kundër komuniteteve hebraike, myslimane dhe arabe në Shtetet e Bashkuara, të lidhura me luftën e Izraelit me Hamasin në Rripin e Gazës./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!