SHBA akuza talebanëve: S’po mbajnë premtimet, afganët s’po lejohen të largohen

schedule22:03 - 18 Gusht, 2021

schedule 22:03 - 18 Gusht, 2021

Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar talebanët se nuk i kanë mbajtur premtimet për t’u dhënë akses falas afganëve që duan të shkojnë në aeroportin e Kabulit. Reagimi i DASH vjen në një kohë kur njerëzit po mundohen të largohen nga një regjim i ri fundamentalist.

Ne kemi parë raporte se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po i pengojnë afganët që duan të largohen nga vendi të shkojnë në aeroportin në Kabul” tha Wendy Sherman, zëvendëssekretare e shtetit në SHBA.

Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë Ashraf Ghani një lojtar në skenën politike të Afganistanit pasi ish -presidenti, i cili u largua nga vendi ndërsa talebanët merrnin kontrollin e Kabulit, tha se ishte në “bisedime për t’u kthyer”.

“Ai nuk është më një person që ka rëndësi në Afganistan ,” tha Sherman , duke refuzuar të komentojë mbi vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’i dhënë azil.

Ndërkohë, ambasada e SHBA në Kabul ka deklaruar se nuk mund të sigurohet kalimi i sigurt i shtetasve afganë në aeroport. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!