Dasara Karaiskaj thumbon arritjet e vajzave të ekranit

schedule18:48 - 13 Prill, 2019

schedule 18:48 - 13 Prill, 2019

Dasara Karaiskaj, gazetare dhe moderatore e ekranit shqiptar, ka qenë e ftuara e tretë në emisionin “Thumb” pasditen e sotme. Në rrëfimin e saj ajo na tregon se në ekranet shqiptare ka shumë vajza të cilat nuk e meritojnë të jenë aty ku janë.

 

Më thoni një emër të një personazhi që i është dhënë më shumë se sa meriton?, e pyeti Aulona.

Ka shumë në fakt, në përgjithësi prototipi në Shqipëri, i femrave të ekranit është i atyre që ose janë të bukura ose janë të paafta. E kam marrë përgjigjen e kësaj që kur isha njëzetë e disa vjeç ku pashë që, shumë vajza bënin atë që unë nuk e bëja dot. Gjërat që nuk bëja dot unë nisin që nga morali por nuk mund të them emra”, mbylli bisedën e saj Dasara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!