Interi fitoi 1-0 ndaj Hellas Verona në “San Siro”m sfidë që u vendos nga goli i Matteo Darmian 14 minuta përpara fundit të ndeshjes.
Suksesi i sotëm afron zikaltrit me titullin kampion në Itali, teksa 31-vjeçari italian (3 gola me Interin këtë sezon) foli pas ndeshjes për mediat.
“E dinim që na priste një ndeshje e vështirë me Hellas Veronën, ekip që luan një futboll të bukur. Është gjithmonë e vështirë të përballësh me ta.
Sot kishte rëndësi vetëm rezultati dhe ia dolëm të merrnim tre pikët, që na afrojnë edhe më shumë me titullin kampion.
Ne stërvitemi për të qenë gjithmonë gati dhe për të shijuar këto emocione. Të gjithë jemi të lumtur, por duhet të vazhdojmë me fitore.
Conte? Personalisht e ndjej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës. Punojmë fort gjatë javës dhe Conte na mban gjithë kohën të përqendruar“, deklaroi Darmian. /abcnews.al