Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit në çerek-finalen e UEFA Champions League përballë Inter, në “Giuseppe Meazza” i pranishëm për “zikaltërit” përveç teknikut Inzaghi ishte dhe mbrojtësi, Matteo Darmian.
Darman u duk tepër i lumtur për arritjen e tij dhe të shokëve të tij, mirëpo theksoi se pika e “kthesës” në Champions ishte padyshim fitorja 1 me 0 në “Meazza” pas atij goli fantastik të Hakan Calhanoglu, në fundin e pjesës së parë.
“Ne do të kalojnë në gjysmë-finale në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do të luajmë shumë duke filluar nga nesër në mbrëmje. Do të jetë një muaj i vështirë, duke filluar nga ndeshja e nesërme, e cila do të jetë më e vështira.
Në Champions League kemi pasur një ecuri të mirë, nëse unë duhet të zgjedh një lojë pikë kthese, do të them atë të Barcelonës”,- u shpreh Darmian gjatë konferencës. /i.m /abcnews.al