Shqiptarët i kanë zëvendësuar darkat për festimet e fundvitit me aperitiv dhe më pak në dreka.Kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve Enri Jahaj shprehet se kufizimet kanë ndryshuar mënyrën e organizimeve .
Pas disa dekadash festa e ndërrimit të viteve nuk do të mund të festohet në restorante.
“Shumica e restoranteve kanë punuar me pjesën e drekave dhe me prenotime të stafeve të punës. Nëse një lokal priste që të punonte me kapacitet tre vakte momentalisht po punon vetëm për një vakt nuk flitet për fitim por vetëm për mbijetesë”, është shprehur Jahaj.
Përfaqësuesit e bareve dhe restoranteve e cilësojnë të padrejtë vendimin e komitetit Teknik të Ekspertëve që lejon të funksionojnë restortet .
“Ka dhe resorte që lejojnë festimin e Vitit të ri se di si i kanë dalë për zot një situate të tillë”, ka thënë ai.
Kufizimet e fundit ishin shumë të dëmshme për baret dhe restorantet pasi periudha e festave të fundivitit ka nivelin më të lartë të prenotimeve.
Shoqata e bareve dhe restoranteve shprehet se xhiroja e tyre ka rënë me rreth 60% nëse krahasohen me të njëjtën periudhë të një viti më parë./abcnews.al