Darka në Dubai, Basha: Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit

schedule17:30 - 10 Janar, 2021

schedule 17:30 - 10 Janar, 2021

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për darkën e ministrave në Dubai. Ai shkruan se shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

“Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj” thotë Basha./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!