Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Darka e fundit” në Abu Dhabi/ Pilotët e Formula 1 takohen përpara garës së titullit kampion

schedule12:52 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 12:52 - 5 Dhjetor, 2025

Një darkë e mirë, një gotë verë dhe humor. Nga pamjet publikuara në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale, duket si një takim mes miqsh të mirë, por në të vërtetë është përsëritje e “Darkës së Fundit” që përshkruhet në Bibël.

Pilotët e Formula 1 vijuan traditën përpara garës së fundit të “Botërorit 2025” që do të përcaktojë këtë të dielë edhe kampionin e ri në sportin më të rëndësishëm të automobilizmit.

Cirkuiti i Abu Dhabi nuk ka qenë asnjëherë kaq i rëndësishëm. Meritë e një sezoni spektakolar, sidomos në garat e fundit.

Pas dominimit të pjesës më të madhe të tij nga dy pilotët e McLaren, Oscar Piastri dhe Lando Norris, kampioni i botës në fuqi Max Verstappen rigjeti ritmin e duhur dhe në garën e fundit të Botërorit mund të bëjë parakalimin e jetës së tij.

Pas triumfit në garën e çmendur të Katarit vetëm një javë më parë, “holandezi fluturues” ka ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Ai ka vetëm 12 pikë më pak se Lando Norris i vendit të parë, ndërsa le pas Piastrin në vendin e tretë. Në këtë mënyrë, gjithçka mund të ndodhë në garën e fundit për Çmimin e Madh të Abu Dhabi, ku do të kurorëzohet edhe kampioni i ri i Formula 1.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!