Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dardanët” kërkojnë revanshin/ Kosova luan sfidën e dytë në eliminatoret e “Botërorit 2026”

schedule12:53 - 8 Shtator, 2025

schedule 12:53 - 8 Shtator, 2025

Nuk mund të harrohet lehtë ajo që ndodhi. Kosova u shkatërrua në Bazel përballë Zvicrës në nisje të eliminatoreve të Kupës së Botës, veçse kohë për dëshpërim nuk ka, madje edhe analizat duhet të jenë të shpejta.

Menjëherë ka ardhur ndeshja e radhës në grupin B, dhe sonte në orën 20:45, “dardanët” do të kenë kundërshtar Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Disfata e rëndë 0-4 në “Sent Jakob Park” duhet lënë sa më shpejt prapa, dhe ku ka mënyrë më të mirë sesa duke arritur një fitore.

Padyshim që skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Franko Foda, nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj një ekipi që nuk ka më një Zllatan Ibrahimoviç, por që është gjithmonë serioz dhe tepër I fuqishëm fizikisht.

Për më tepër, kapiteni Amir Rrahmani mungon për shkak dëmtimi, si edhe Zhegrova e Rashica, por edhe edhe për suedezët nuk pritet të luajë Aleksandër Isak.

Gjithsesi, Viktor Gjëkeresh besohet titullar. Njëri nga lojtarët kryesorë të Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka besim. Suedia e trajnerit Jon Dal Tomason barazoi 2-2 ndeshjen e parë në Slloveni, por dorëzoi dy herë avantazhin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!