“Dardanët” gati për ndeshjet e shtatorit, publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar

schedule12:40 - 31 Gusht, 2023

schedule 12:40 - 31 Gusht, 2023

Primoz Gliha ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikues për Euro 2024 në kuadër të Grupit I. Fillimisht Kosova do ta presë Zvicrën në Prishtinë më 9 shtator, pastaj do të luajë në transfertë ndaj Rumanisë më 12 shtator.

Meriton Korenica, Kreshnik Hajrizi, Andi Hoti, Altin Zeqiri, Ismajl Beka dhe Valon Zumberi janë emrat e rinj në listën e kombëtares së Kosovës.

Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!