“Dardanët” besojnë te kualifikimi në raundin e radhës, Kuc e Kryeziu: Kemi kualitetin e duhur

schedule22:16 - 26 Tetor, 2023

schedule 22:16 - 26 Tetor, 2023

Ballkani u mposht në Fadil Vokrri ndaj Astanës me shifrat 1-2, një ndeshje e vlefshme për Grupin C të Conference League. Pas ndeshjes, kapiteni Edvin Kuc u shpreh se kundërshtari i goditi në dy mundësitë e para që krijoi ndërsa theksoi se Ballkani ka kualitetin për të kaluar grupin.

“Kazakët” e Astana kanë arritur të surprizojnë “dardanët” e Ballkanit mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri” i kanë mundur djemtë e teknikut Ilir Daja, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2.

Pas kësaj sfide, një koment të shkurtër e ka bërë edhe kapiteni Edvin Kuc u shpreh se kundërshtari i goditi në dy mundësitë e para që krijoi ndërsa theksoi se Ballkani ka kualitetin për të kaluar grupin.

“E kemi ditur që përpara se nuk na priste një ndeshje e lehtë, e dinim se Astana ishte e detyruar të sulmonte pas humbjeve me Dinamo Zagreb dhe Plzen. Provuam të dominonim nga minuta e parë, të kishim lojën nën kontroll, por pësuam dy gola me dy mundësitë e para që ata krijuan.

Pas 1-0 kemi reaguar, por pësuam sërish nga goditja standarte. Provuam deri në fund të barazonim dhe të kthenim rezultatin, por nuk na eci. Kemi pasur edhe shumë ndeshje, shumë ngarkesa, por nuk është alibi. Besoj se kemi kualitet për të kaluar grupin”, u shpreh Kuc.

Ndërkaq, disa fjalë i tha edhe “fantazisti” Almir Kryeziu, i cili theksoi se Ballkani u penalizua nga fakti që nuk mundi të konkretizonte rastet.

“Mendoj që bëmë një ndeshje të mirë, krijuam shumë raste, por në futboll ndonjëherë duhet të kesh edhe fat. Bëmë një lojë të mirë, por edhe Astana ishte një kundërshtar i fortë. Kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam dhe humbëm ndeshjen”, u shpreh Kryeziu. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!