Danimarka për herë të parë nuk raporton asnjë viktimë nga koronavirusi

schedule01:40 - 16 Maj, 2020

schedule 01:40 - 16 Maj, 2020

Danimarka nuk raportoi asnjë vdekje të lidhur me koronavirusin – për herë të parë qysh më 13 mars. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve u rrit në 10,791, ndërsa numri i viktimave mbeti i pandryshuar: 537.

“Moment historik: Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] në Danimarkë”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, në Twitter.

Danimarka ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave të izolimit, duke lejuar rihapjen e shkollave për fëmijët më të rritur, postave tregtare dhe restoranteve.