Danimarka po synon të rrisë aftësitë e saj të mbrojtjes në Grenlandë pas deklaratave të diskutueshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
“Për shumë vite, ne nuk kemi investuar mjaftueshëm në Arktik, tani po planifikojmë një prani më të fortë”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen për gazetën Jyllands Posten.
Pa përcaktuar shumën e saktë, ai theksoi se buxhet shtesë prej miliardë koronash dyshifrorë do të ndahet për blerjen e të paktën dy anijeve patrulluese të oqeanit të klasit “Tetis” dhe dy dronë me rreze të gjatë dhe rekrutimin e personelit ushtarak për Komandën e Përbashkët të Arktikut, e cila është përgjegjëse për sigurinë e Ishujve Faroe dhe Grenlandës.
Trump tha të dielën në platformën e tij të medias sociale, “Truth Social”, se “për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute”.
Një ditë pas komenteve të Trumpit, kryeministri i Grenlandës, Mute Egede tha: “Grenlanda i përket popullit të Grenlandës”.
“Ne nuk jemi për shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Nuk duhet ta humbim luftën tonë të gjatë për liri”, shtoi ai.
Grenlanda, një territor vetëqeverisës nën monarkinë daneze, mban parlamentin dhe administratën e vet, ndërsa zgjedh dy anëtarë në parlamentin e Danimarkës (Folketing).