Danimarka është vendi i parë në Evropë që ka vendosur të rikthejë në atdheun e tyre emigrantët sirianë.
Qeveria e vendit skandinav u hoqi të drejtën e lejes së qëndrimit 92 sirianëve, pasi deklaroi se Damasku dhe zona përreth tani janë të sigurta.
Emigrantët do të dërgohen në kampet e internimit, por nuk do të detyrohen të largohen, ndërsa qeveria ka sqaruar se emigrantët nuk do të dëbohen por do të lejohen të kthehen në Siri me pëlqimin e tyre.
Ministri danez i Emigracionit Mattias Tesfaye tha në shkurt se vendi ishte “i hapur dhe i sinqertë që nga fillimi” me refugjatët nga Siria.
“Ne ua kemi bërë të qartë refugjatëve sirianë se leja e tyre e qëndrimit është e përkohshme. Mund të anulohet nëse mbrojtja e tyre nuk kërkohet më,” i tha ai Daily Telegraph.
“Ne duhet t’i mbrojmë njerëzit për aq kohë sa zgjat. Por kur kushtet në vendlindjen e tyre të përmirësohen, atëherë ata do të duhet të kthehen në shtëpi dhe të rindërtojnë një jetë atje”, ka theksuar ai.
Partia në pushtet e Danimarkës ka marrë një qëndrim të ashpër kundër emigracionit që nga fillimi. Kryeministrin Mete Fredriksen ka deklaruar zero numrin e azilkërkuesve që aplikojnë për qëndrim në vend.
Vendimi i Danimarkës mbi Damaskun dhe rrethinat e tij tani do të thotë që edhe 350 sirianë të tjerë do të rishikohen lejet e tyre të qëndrimit të përkohshëm. g.v/abcnews.al