Danimarka planifikon të ndihmojë ushtrinë e Ukrainës me më shumë se 3 miliardë dollarë

schedule19:50 - 19 Qershor, 2023

schedule 19:50 - 19 Qershor, 2023

“Mbështetja ushtarake e Danimarkës për Ukrainën do të rritet në 3.21 miliardë dollarë gjatë viteve 2023-2028”.

Kështu njoftoi nëpërmjet një deklarate ministria daneze e mbrojtjes, shkruan Al Jazeera.

Ndihma do të shpërndahet përmes një fondi të Ukrainës, Danimarkës, i krijuar në mars si pjesë e ambicies së vendit të vogël nordik “për të qenë ndër mbështetësit më të rëndësishëm të Ukrainës”.

Fondi u caktua në pak më shumë se 1 miliard dollarë, për t’u shpenzuar për nevoja humanitare, rimëkëmbje biznesi dhe ushtarake.

“Jam krenar që Danimarka do të vazhdojë të jetë një kontribues i rëndësishëm. Ukraina mbetet thellësisht e varur nga ndihma ushtarake”, tha në një deklaratë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!