Danimarka ka planifikuar të krijojë një fond riarmatimi prej 50 miliardë koronash (7 miliardë dollarë) për shkak të shqetësimeve në lidhje me Rusinë, njoftoi sot qeveria.
“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm, vendi anëtar i NATO-s planifikon të investojë ne të ashtuquajturin Fondi i Përshpejtimit në prokurimin e shpejtë të mallrave të mbrojtjes”, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen në një konferencë për shtyp, në Kopenhagë.
“Danimarka do të përfundonte duke shpenzuar më shumë se 3% të prodhimit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen në 2025 dhe 2026”, tha Fredriksen, duke e quajtur atë nivelin më të lartë – në më shumë se gjysmë shekulli.
Danimarka është nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës, pjesë e mbretërisë daneze.
Trump pretendoi se Danimarka, një vend me 6 milionë banorë, nuk mund të mbronte dot ishullin më të madh në botë. Trump ka kërkuar gjithashtu prej disa kohësh që aleatët e NATO-s të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes.