Danimarka e prerë, refugjatët që kanë më shumë se 1,100 euro nuk marrin ndihmë

schedule15:08 - 20 Mars, 2021

schedule 15:08 - 20 Mars, 2021

Projektligji i qeverisë daneze ka shkaktuar shumë kritika madje dhe krahasime me konfiskimin e Gjermanisë naziste. Sipas tij refugjatët sirianë ende të pranishëm në vend mund të kenë deri në 400 euro, dhe për pak kohë do të mund të kenë deri në 1100 në mënyrë që të përjashtohen nga ndihma financiare.

Qeveria daneze bëri të ditur se objektet për përdorim personal si telefonat celularë, ora apo unaza e martesës nuk do të llogariten. Ekzekutivi i qendrës së djathtë e mbrojti projektligjin në fjalë duke këmbëngulur se dhe qytetarët danezë që kërkojnë asistencë sociale duhet të presin të njëjtin trajtim.

Por kritikave nga e gjithë bota i është bashkangjitur dhe paralajmërimi i Brukselit sipas të cilit masa rrezikon të kthehet në një lloj presioni për të favorizuar riatdhesimet.

Komisioneri europian për menaxhimin e krizave dhe ndihmave humanitare u shpreh se Danimarka nuk duhet të detyrojë askënd të kthehet në Siri për momentin.

Ndërkohë regjimi sirian që nga viti 2018 ka vendosur konfiskimin e shtëpisë për refugjatët që nuk pranojnë të rikthehen në vend. E nisur dhjetë vite më parë lufta civile siriane është ende larg përfundimit.

Qeveria daneze deklaroi se po modifikon gjithashtu një projektligj që detyron emigrantët të paguajnë qëndrimin në vend.

Ligji i propozuar është më i fundit i një seri lëvizjesh të Kopenhagen për të shmangur që fluksi i refugjatëve të mbërrijë në nivelet e Suedisë fqinje, ku rreth 150 mijë persona kanë kërkuar azil; ndërsa në Danimarkë janë 18 mijë azilkërkues sirianë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!