Danimarka do t’i japë Ukrainës 833 milion dollarë për pajisje ushtarake

schedule18:46 - 12 Shtator, 2023

schedule 18:46 - 12 Shtator, 2023

Danimarka ka vendosur t’i japë Ukrainës edhe 833 milionë dollarë, kryesisht për financimin e mbrojtjes ajrore, municionit dhe tankeve.

Kështu deklaroi ministria daneze e Mbrojtjes, shkruan Al Jazeera.

“Që Ukraina të jetë në gjendje të vazhdojë të mbrohet kundër pushtimit të paligjshëm të Rusisë, është thelbësore që vende si Danimarka të ruajnë mbështetjen e tyre ushtarake dhe ekonomike”, shtoi ministri Troels Lund Poulsen.

Përpara këtij financimi të ri, ndihma totale e Danimarkës e premtuar për Ukrainën ishte 1.96 miliardë dollarë.

“Ne po e bëjmë këtë sot me kontributin më të madh financiar danez deri më tani,” tha Poulsen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!