Ish-lojtari i Liverpool-it ofroi 20 mijë euro për këdo që gjente qenushin e tij të humbur dhe nuk e mbajti kurrë fjalën. Tani gjykata ka vendosur që ai duhet të paguajë me patjetër shumën.
Sturridge është dënuar të paguajë më shumë se 20 mijë euro për personin që gjeti qenin e tij Lucci kur u humbi në vitin 2019. Këtë gjë e ka vendosur gjykata e Los Anxhelos.
Qeni i tij u largua në vitin 2019 nga shtëpia dhe u gjet të nesërmen. Sturridge bëri një postim në Instagram për të kërkuar ndihmën e fansave për gjetjen e tij.
Muzikanti nga Los Anxhelos, Foster Washington ishte ai që gjeti qenin por ai nuk u pagua kurrë nga Sturridge. Kështu, Foster vendosi ta dërgonte çështjen në gjykatë me akuzën e mosrespektimit të fjalës së dhënë. Foster e fitoi dhe tashmë Sturridge është i detyruar të paguajë shumën e premtuar, madje më shumë./ h.ll/abcnews.al