Dani Alves lëshon një deklaratë të fortë dhe të sinqertë: “Eriksen meriton të marrë Topin e Artë”. Braziliani, i cili është kthyer te Barcelona, jep një mesazh domethënës përmes intervistës së tij në Sky.
“Për mua këtë vit Eriksen e meriton Topin e Artë, për atë që ka kaluar. Do të ishte një mesazh i fortë për të gjithë botën e futbollit, njerëzit do të kishin më shumë ndjeshmëri. Messi është më i miri, ka 20 vite, por për të gjithë do të ishte mirë nëse Eriksen do ta fitonte.
Mendoj se me këtë rast është një shans për të dërguar një mesazh për botën dhe të rinjtë, duke thënë se futbolli është shumë më tepër se një Top i Artë, një ‘Më i miri’ apo çdo gjë tjetër që njerëzit mund ta imagjinojnë.
Është një rrezik që ne e marrim sa herë jemi në fushë, diçka mund të ndodhë në çdo moment. Kam pasur shokë skuadre që kanë humbur jetën duke luajtur futboll. Njerëzit, kur ndodhin këto gjëra, duhet të kenë më shumë ndjeshmëri”, shprehet braziliani. / abcnews.al