Kylian Mbappe para Erling Haaland. Dani Alves nuk ka asnjë dyshim dhe e argumenton mendimin e tij në një intervistë të dhënë për katalanasen Sport.
Nëse braziliani do të ishte drejtor sportiv, ateherë sulmuesin e ka zgjedhur: “Unë nuk do të hidhja gjithçka për Haaland. Sinqerisht nuk do të shpenzoja shumë para për të. Për Mbappe po, për Haaland jo.
Do të vija bast mbi Mbappe. Ai duket më i kompletuar në çdo aspekt. Nëse do të bëni një investim të madh, duhet ta bëni në mënyrën më të mirë. Nëse varet nga unë, vë bast mbi Mbappe”. / abcnews.al