Dani Alves në gjendje të rënduar psikologjike, kërkon atë që asnjë i burgosur nuk do e bënte

schedule14:17 - 21 Mars, 2023

schedule 14:17 - 21 Mars, 2023

Dani Alves thuhet se ka kërkuar të mbyllet në qelinë e tij për pjesën më të madhe të ditës pasi gruaja e tij i kërkoi divorcin, pas akuzave për përdhunim.

Ish-ylli i futbollit të Brazilit dhe Barcelonës  ka qenë në burg që kur u arrestua më 20 janar mes pretendimeve se sulmoi një femër në një klub nate të Barcelonës në fund të vitit të kaluar.

Gruaja e tij Joana Sanz e vizitoi atë në burgun Brians 2 në Katalunja në shkurt mes raportimeve se modelja kishte kërkuar divorcin.

Burimet thanë se Alves “është plotësisht i shkatërruar dhe shumë nervoz” pasi gruaja e tij 29-vjeçare Joana i tha se donte t’i jepte fund martesës së tyre.

Sipas Cuatro, Alves dëshiron të jetë “i mbyllur në qelinë e tij” për pjesën më të madhe të ditës në burgun ku po mbahet. Kuptohet se ai tani është në një qeli i vetëm, pasi më parë e kishte ndarë atë me një të burgosur tjetër.

Alves gjithashtu ka hyrë në grevë urie dhe ka ditë që ai nuk ha fare, sipas raportimeve.

Asnjë datë nuk është caktuar për gjyqin e Alves, ndërsa braziliani do të vazhdojë qëndrimin prapa hekurave./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!