Në një burg të Barcelonës për më shumë se 5 muaj, mbrojtësi brazilian Dani Alves dha intervistën e tij të parë si i burgosur duke folur për “La Vanguardia”.
Lojtari brazilian ka theksuar se ndryshimin e versionit të historisë e bëri për arsye që të mos humbte partneren e tij.
“Vendosa të jap intervistën e parë që kur jam këtu që njerëzit të dinë se çfarë mendoj unë, gjë që mund t’i bëjë të ditur historinë që përjetova atë mëngjes në tualetin e lokalit. Shkova në komisariat për të dhënë të gjitha sqarimet e rastit, por historia iu tregua atyre në formën e një historie rrëqethëse, por unë asgjë nuk kam bërë siç ka deklaruar ajo.
Frikë dhe tmerr, por ajo (viktima e supozuar) e di se çfarë ndodhi. Kushqo që ka njohur dashurinë e vërtetë me mua e di se unë do të isha i gatshëm të bëj çdo gjë për këtë, qoftë edhe të gënjesh, dhe e bëra. Kisha frikë se mos humbja Joanën dhe prandaj ndryshova versionin tim. Po shoh një makth dhe shpresoj që një ditë të marrë fund”, është shprehur i dëshpëruar Dani Alves./h.ll/abcnews.al