Situata politike e ditëve të fundit pak para zgjedhjeve të së dielës nuk kaloi pa u komentuar dhe në spektaklin më të ri të humorit tek “Kosherja” në ABC. Por çfarë po ndodh në LSI sipas Kosheres?
Aktorja që interpreton Monika Kryemadhin teksa prezantoi kandidatët e LSI-së zbuloi “prapaskenat” që fshihen pas tyre. “Ashtu si Damiani me tërmetin dhe ne me tritolet i marrim votat”, thotë aktorja teksa prezanton njërin prej kandidatëve.
Për kandidatin tjetër fitorja është e sigurt, pavarësisht çdo gjëje. “Votoni numrin 6, votoni 6. Dhe me hile pa hile, me lek pa lek, una jam t’u fitu”, thotë me humor aktori i Kosheres. /abcnews.al