Manchester United dëshiron ta largojë Diego Dalot dhe klubi dëshiron një tjetër lojtar që të konkurojë Wan-Bissaka në krah. Nga bordi sportiv kanë vendosur tashmë që portugezi të dalë në treg dhe kanë filluar të “piketojë” zëvendësuesin e mundshmën.
Sipas asaj që theksojnë nga Anglia, Man United nuk e ka humbur shikimin nga ylli i Leipzig, Nordi Mukiele. Fillimisht nga bordi sportiv ishte synuar Max Aerons dhe Tariq Lamptey, por çmimi i lartë i dy lojtarëve ka ndryshuar situatën.
Mukiele ka një kontratë me Leipzig deri në qershor 2023, kështu që gjermanët kanë pak hapësira për negociata. Lojtari i di interesin e “Djajve të Kuq” dhe ka urdhëruar agjentin e tij të përpiqet ta mbyllë marrëveshjen.
Bisedimet mes dy klubeve tani kanë filluar dhe një transferimin në merkaton e ardhshme nuk përjashtohet. /abcnews.al/