Dalot: Jam si baba për Leaon, Pioli fantastik! Titulli? Besojmë, por stema s’fiton ndeshje

schedule10:58 - 13 Shkurt, 2021

schedule 10:58 - 13 Shkurt, 2021

Diogo Dalot, mbrojtësi anësor që Milani e ka huazuar nga Manchester United, ka dhënë një interviste të gjatë për “Sportweek”. Kalimi te kuqezinjtë ishte tema e parë dhe ai tregohet i sinqertë, duke folur për arsyen e kësaj lëvizje. Fjalë të mira për trajnerin Pioli, objektivin titull dhe për mikun e tij, portugezin tjetër Rafael Leao.

OBJEKTIVAT PERSONALË – “Kur pranova ofertën e Milanit kisha një qëllim kryesor: të ndieja aromën e barit përsëri. Doja të ndihesha sërish futbollit, pas tre viteve me shumë dëmtime. Ia kam dalë dhe deri tani kam qenë gjithmonë në dispozicion të trajnerit. Pastaj doja të tregoja se meritoja të luaja, përmes punës së përditshme në ekip. Besoj se e kam arritur, pasi kam luajtur 16 ndeshje deri tani. Është diçka shumë pozitive për mua”.

RAPORTI ME LEAON – “Për Leaon jam gati si figura e një babai. E qetësoj, e thërras që të reflektojë para se të bëjë diçka, në mënyrë që t’ia bëj më të lehtë. I qëndroj pranë dhe i them çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Ai bën të kundërtën dhe pretendon të jem më i lirshëm dhe të mos shqetësohem shumë për gjithçka. Jemi e kundërta e njëri-tjetrit, por është argëtuese”.

 

TRAJNERI PIOLI – “Ai ka një aftësi të madhe për të komunikuar me lojtarët. I bën të gjithë të ndjehen të dobishëm dhe të veçantë, pavarësisht nëse luan çdo ndeshje apo një herë në muaj. Po bën një fantastike si trajner dhe klasifikimi i Serie A flet për të”.

TITULLI DHE EUROPA LEAGUE – “Është normale të besosh, kur merr kaq shumë pikë dhe në dhomat e zhveshjes ka lojtarë, ose ish, fitues si Zlatan, Bonera e Dida. E rëndësishme është të ruajmë ekuilibrin.

Nëse ia dalim, atëherë jam i bindur që do të luftojmë deri në fund për titullin kampion. Europa Laegue? Duhet ta respektojmë Crvena Zvezda, riavalin e radhës në Europa League. Stema që mbajmë në gjoks nuk fiton ndeshje vetëm. Pa tifozë ata humbasin shumë, por mbeten të rrezikshëm”. /abcnews.al