Dallku lë krahun: Dua të bëhem si Baric e Pavlov, kombëtarja ishte ëndërr

schedule17:57 - 9 Prill, 2020

schedule 17:57 - 9 Prill, 2020

Armend Dallku ka luajtur vite më parë në Superiore me Elbasanin, për të kaluar më pas edhe te Vorskla Poltava, në Ukrainë. Atëherë luante në të djathtë të mbrojtjes, ndërkohë që tani drejton skuadrën e Prishtinës si trajner. Në emisionin “Fan Zone”, në Supersport, ai foli për Elbasanin, kombëtaren dhe për karrierën e re që ka nisur si trajner.

DEBUTIMI TE EBASANI – “E falënderoj Arben Lazen që më ftoi të isha pjesë. E pranova me kënaqësi. Isha shumë i ri, kisha dëshirë e ego për të treguar veten. Ato vite në Kosovë futbolli ishte i izoluar. Nuk mund të na shihte kush nga afër. E pashë si mundësi të mirë për të shfrytëzuar. Jam munduar të jap maksimumin aty dhe kudo ku kam luajtur”

BARAZIMI NË BULLGARI – “Unë doja ta tregoja veten. Duke na munguar ca cilësi të tjera, mundoheshim t’i mbulonim me cilësi të tjera. Me kombëtaren e kam ndjerë detyrim të jap më të mirë, jo vetëm unë, por edhe të tjerët. Për nga Kosova ishte kënaqësi shumë e madhe. Ishte ëndërr, sidomos për mua.

E kam përjetuar periudhën e paraluftës dhe të pasluftës. Të realizosh atë ëndërr ishte e paimagjinueshme. Për këtë i falënderoj trajnerët dhe presidentët që na kanë mbështetur. E falënderoj edhe Dukën, që gjithmonë na ka mbajtur afër. Kishim një mbështetje shtesë”.

KOMENTIMI DHE PRISHTINA – “Te Prishtina, kur jam trajner, komandoj unë. Kur komentoj, nuk jam unë komandanti (qesh). Jam tolerant, por kur duhet tregohem i rreptë. Normal janë bërë dhe do bëhen gabime. Kur jep më të mirë, edhe sukseset nuk mungojnë. Në komentim zbatojmë rregulla. Normal te Prishtina ka më shumë rregulla. Unë mundohem të përshtatem , si me veshjen, ashtu edhe me të folurën”.

TRAJNERI MODEL – “ka shumë në Europë që janë trajnerë të suksesshëm. Nga ata që kam pasur unë, Oro Baric dhe Nikolai Pavlov, mes tyre mundohem ta gjej veten. Baric ishte i guximshëm, edhe pse kishte vështirësi. Nuk kishte shumë zgjedhje, por bënte ndryshime. Jam ithtar i asaj që kush stërvitet më mirë të luajë”, u shpreh Dallku. /abcnews.al