Dallëndyshe Bici largohet nga Kadastra, rikthehet në krye të IKMT

schedule10:33 - 31 Korrik, 2024

schedule 10:33 - 31 Korrik, 2024

Dallëndyshe Bici largohet nga drejtimi i Kadastrës dhe rikthehet në krye të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT-së).

Vendimi vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së.

Kujtojmë se Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it. Sakaq, në vend të Dallëndyshe Bicit është emëruar Lorena Goxhabelli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!