Dalin shifrat, Manastirliu: 10 218 vaksinime kundër COVID sot

schedule21:19 - 17 Prill, 2021

schedule 21:19 - 17 Prill, 2021

Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer 10 218 vaksinime kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“10 218 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh janë kryer 324 840 vaksinime”, shkruan ministrja.

Mbrëmjen e sotme në vend mbërritën dozat e radhës të vaksinave AstraZenca. Manastirliu deklaroi se deri në fund të prillit, do arrihet në 700 mijë vaksina të arritura./mv.abcnews.al