Dalin përgjimet, si i njoftonin efektivët e policisë trafikantët e drogës në Skrapar: Zhduke shpejt!

schedule14:09 - 9 Janar, 2021

schedule 14:09 - 9 Janar, 2021

Gjykata e Posaçme la sot në fuqi masat e sigurisë të dhënë në mungesë për 23 të arrestuarit për kultivim dhe trafikim narkotikesh në zonën e Skraparit. SPAK njoftoi dje se ka lëshuar 23 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan nga policia.

Ata u arrestuan dje gjatë një mega-operacioni për kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Skraparit. Ndërkohë, gjykata ka lëne në qeli 16 prej tyre, 4 “arrest në shtëpi” dhe 3 “detyrim paraqitje”.

Mes tyre janë edhe katër oficerë policie, të akuzuar si të përfshirë në këtë skemë kriminale. SPAK njoftoi se në aktivitet kriminal janë të përfshirë policë dhe funksionarë publikë, nga shefi i Policisë Poliçan Neritan Naska, tek administratori i Njësisë Administrative Tërpan Edmond Zotko apo kryeplaku i Çorrogjafit Fatos Lamaj. Për shefin e Poliçanit GJKKO ka dhënë masën “arrest në shtëpi”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Glidona Daci për abcnews.al sqarohet si është dekonsipruar operacioni nga punonjësit e policisë në Skrapar. Mësohet se efektivët kanë lejuar mbjelljen e kanabisit.

“Personi nën hetim Astrit Duro, punonjës i policisë me detyrë specialist në Zonën e Çepanit rezulton i përfshirë në veprimtarinë kriminale, pasi në kundërshtim me përmbushjen e detyrës ka lejuar mbjedlljen e narkotikëvë”, citohet në dosje.

Astrit Duro ka dekonspiruar pasi sapo ka përfunduar mbledhja brenda policisë ka telefonuar një nga të arrestuarit, Enver Muçaj ku i ka thënë se duhet të zhdukte drogën.

Sipas dosjes: “Personi nën hetim ka përdorur numrin 0694130830 dhe nga të dhënat e përfituara nga bisedat telefonike të përgjuara jepet njoftimi se i hetuari Astrit Duro, duke shfrytëzuar mundësinë e marrjes së informacionit në kohë për operacionet që do të zhvilloheshin nga Komisariati i Poliicisë Skrapar në asgjësimin e parcelave me kanabis, ai njoftonte kultivuesit e  me qëllim, largimin e tyre për t’ju shmangur policisë”.

Përgjimet:Merre atë Fuatin në telefon, atë Fuatin urgjentisht dhe thuaji po pati mundësi t’i zhduku sa më parë tërë natën! Nesër për nesër, hajt shëndet”, mësohet t’i ketë thënë ai.

Ndërkohë në sajë të përgjimeve kuptohet se personat e përfshirë ne këtë rrjet trafikantësh e vidhnin drogën nga njëri tjetri. Të përfshirë në grabitjen e drogës janë. Altin Sula, Redian Shimi, Myftar Sula, Nertil Dyrmishi. Këto persona kanë bashkëpunim me njëri tjetrin i kryenin grabitjet në kohën kur canabisi ishte pjekur dhe ishte koha e korrjes.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Shimi ka pasur rolin që të zbulonte parcelat e kanabisit të gjente armët dhe më pas sinjalizonte miqtë e tij për të kryer grabitjen.

Një ndër përgjimet në këtë dosje është edhe përgjimi i Altin Sulës, i cili komunikon më një person të paidentifikuar akoma nga prokuroria. Më poshtë është biseda e zbardhur.

B-personi i paidentifikuar

Altini-alo

B-ca po ben oo

Altini-hiç ja po iki per Fier

B-ca do besh andej

Altini-do haj ndonje fik…vape e madhe,

B-Klej është me lart është me nxehte…ca po ben

Altini-ja pune Shqipërie

B-po vete ne pune?

Altini – po vete o aq punoj une 4 ore,

B-po pse? A po aq s’ka pune?

B-ej, te gjitha muhabetet që kemi bere bashke vjen mi thotë Xhevua te shtëpia,

Altini- Xhevua? Per cfare?

Nga përgjimi vëmë re se personi i paidentifikuar i tregon Altini te gjitha detajet qe i tha personi tjetër të cilit i thërrasin Xhevo:

B- Per ato…që mora 7 copë që i kam vënë nëpër gode që thashe po ashtu tja jap Myftarit ato 7….ca thua i thash ca 7? Ato s’kanë dalë, unë i kam te shtëpia njëherë…jo tha i ke vënë ti nga moçalja tha Xhevoja…, 4 – unë i thash s’ka, 5-6 copë ka.

B-I ka thënë Myftari të gjitha, kishte vajt Myftari andej nga mocalja…kishte kontrolluar nëpër rrathë.

Altini- Kush o ?.

B Myftari re…I kishte thënë Xhevos kontrollova këtu kontrollova atje, s’po i gjej dot ku i ka vënë,

Altini- Gënjen ai Xhevoja, me Xhevon merresh!!!!

B-Do vete do ta pyes njeher pastaj …kështu me tha, ka vajtur I ka kontrolluar tërë vendet tha që mbollën atë vit…I kontrollova të gjitha s’ja gjeti tha…

Altini- … Me duket se do ti vinin bashkë ata

B-Po ti vinin ore…unë te shtëpia kam, s’ka dalë asnjë kokërr ore…. e hapa njërën është e prishur nga brenda

Altini- shiko mos na gjesh ndonjë ashtu po vari lesht,

B – Ashtu do gjej unë se zben re se skam ca do bej une poo… kshu i kishte thene atij re.

Altini- ata më ngatërruan dhe mua lash 300 mijë leke…

B-Per ca te ngatërruan ore?

Altini- Po mora klej unë, ata s’kishin leke andej, pagova vete, ata / prishën…,Baha…ai vjen mi thotë të gjitha…ca i ka thene Myftari…pashe rrathet..te gjitha

B-Po jo unë të kisha…7 copë vari lesht…

Ndërkohë Arben Lekli dyshohet si koka e grupit i cili më pas ka përfshirë të gjithë personat e tjerë në kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Skraparit. Lekli është person me precedent penale dhe rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Më 16 dhjetor  të këtij viti OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë.

 

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera ka rezultuar se parcelat me bimë narkotike ishin të mbjella në zona të ndryshme të Skraparit dhe pas monitorimit ajror edhe nga Guardia Di Finanzza janë zbuluar 28 parcela.

Abcnews.al ka sjellë më herët pamjet e drogës së sekuestruar gjatë mega-operacionit në Skrapar. Një zhvillim i tillë u paralajmërua nga gazetari Artan Hoxha pak javë më parë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!