Elvis Demçe, i njohur si “Zoti i Romës” kishte ëndrra të mëdha. Ai u arrestua në janar nga autoritetet italiane së bashku me 27 persona të tjerë pjesë e rrjetit të narkotrafikantëve të drejtuar nga Demçe.
Qëllimi i tij nuk ishte vetëm të rrëzonte ‘ndraghetistët’, por edhe të vriste dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Dhe më pas kishte projekt për të ngritur një arsenal të madh, një “depo ushtarake”, siç e thotë vetë ai.
Prokurorët
Mediat italiane kanë publikuar përgjime të reja. Sipas asaj që raporton Il Messaggero, ndër objektivat për t’u goditur do të ishin dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini. Bisedat e përgjuara vërtetojnë synimet e bandës së kriminelëve: “ E shtuna është festa ime..çfarë po më bëni dhuratë? ” pyet një bashkëpunëtor i Demçes, duke aluduar në projektin për “eliminimin e prokurorit”. Ideja ishte konceptuar nga Alessandro Corvesi. “Më i urryeri nga dy vëllezërit gjyqtarë është Francesco Cascini: A janë të shoqëruar? Unë dua që të vritet”, komenton Demçe.
Arsenali
Më shumë se një biznes, armët janë “ sëmundje, si femrat”, sqaron bosi shqiptar. Ai kishte ëndërruar të ndërtonte një arsenal, ” një depo ushtarake”. Prokurimi filloi dy vite më parë, siç tregohet nga një bisedë që daton në gusht 2020: ” Pres të më sjellin një çantë të plotë nga Kalabria, e di që kam blerë 20 mijë euro armë përveç këtyre që kam tashmë. Të them se kam më shumë armë se sa një depo ushtarake”. Të tjerat do të bliheshin së shpejti: ” Një AK47; një Uzi M12 Scorpion; një pistoletë Glok17; – specifikon Demçe- një Beretta 9×21; armë të shkurtra të kalibrit 38; pistoletë parabelum 9×21; 3-4 granata dore ananasi “.
/abcnews.al