Policia mori një “vendim të gabuar” të martën kur nuk u fut me nxitim në shkollën e qytetit të vogël Uwalde, Teksas, ku një adoleshent vrau të paktën 19 nxënës dhe dy mësuese. Kështu është shprehur ditën e sotme Stephen McCraw, drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit.
New video outside Robb Elementary School in Uvalde, Texas, shows desperate parents being held back by police officers.
Authorities have provided often conflicting and incomplete information about the time that elapsed during the attack. https://t.co/WKAP94gnsZ pic.twitter.com/Qiwqg3G7af
— The Associated Press (@AP) May 27, 2022
Reagimet që fajësonin policinë për mosveprim në kohën e duhur. Në këtë skenë reflektimi për qëndrimin e policisë në momentin e masakrës, një video e re që tregon oficerët e sigurisë duke i shtyrë prindërit të pushtuar nga paniku dhe dëshpërimi.
Pamjet janë tragjike dhe tregojnë reagimin e prindërve që qajnë dhe thërrasin jashtë shkollës ndërsa adoleshenti hapte zjarr mbi fëmijët e tyre.
“Ishte faji ynë,” thotë tani policia e Teksasit për masakrën
Nëntëmbëdhjetë agjentë ishin në vendngjarje duke pritur për një njësi të ndërhyrjes së policisë kufitare , pothuajse një orë pasi Salvador Ramos sulmoi shkollën. /abcnews.al/