Dalin pamjet, tanket ruse të shkatërruara në Bucha

schedule13:07 - 17 Maj, 2022

schedule 13:07 - 17 Maj, 2022

Pak më shumë se një muaj pasi forcat ruse u tërhoqën nga Bucha, afër Kievit, fotografitë e reja tregojnë tanke dhe automjete ushtarake ruse të shkatërruara të hedhura në qytetin ukrainas.

Trupat ruse u tërhoqën nga zona në prill për t’u rigrupuar dhe forcuar në lindje të Ukrainës, raporton BBC.

Trupat e të paktën 500 personave janë gjetur që kur rusët u larguan nga Bucha. Moska ka mohuar çdo përfshirje në këto mizori.

/abcnews.al