Është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani në Elbasan. Sipas burimeve paraprake shkak i ekzekutimit të tij është bërë një debat pasi disa përfaqësues të partive politike ishin duke shpërndarë para në këmbim të votave.
ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani. Ndërkohë mësohet se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave ndërsa plumbat kanë lënë të vdekur Xhuvanin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie. /abcnews.al/