Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dalin pamjet, si u arrestuan 3 të rrezikshmit nga RENEA

schedule09:41 - 25 Gusht, 2021

schedule 09:41 - 25 Gusht, 2021

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e kontrolleve të befasishme në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, nga Forcat Speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas policisë janë arrestuar tre persona me rrezikshmëri të lartë në vend. Të arrestuarit janë Dashamir Tafili, 38 vjeç, banues në Shkallnur , Lorenc Habilaj , 24 vjeç si dhe Astrit Seferi., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017.

Në Durrës, gjatë kontrollit në lagjen nr.14, Shkozet është arrestuar Dashamir Tafili., 38 vjeç pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij “Range Rover”, para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi Lorenc Habilaj 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.

Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi Astrit Seferi 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ‘’Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’’, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!